Përleshje masive mes dy familjeve në Podujevë, një i vdekur e shumë të plagosur

Pas një mosmarrëveshje, dje, në orët e mbrëmjes, në Podujevë u përfshinë në një rrahje disa pjesëtarë të dy familjeve, me ç’rast lëndime trupore kanë pësuar shtatë meshkuj, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.




Nga personeli mjekësor është konstatuar se njëri nga të lënduarit nuk ka shenja jete, transmeton Koha.net.

Njësitë policore kanë bastisur shtëpitë e personave të involvuar dhe nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Në vend të ngjarjes është gjetur një thikë, mjete pune dhe disa shkopinj, të cilat dyshohet se janë përdorur në këtë rast.

Me vendim të prokurorit janë arrestuar shtatë të dyshuar të involvuar në rast dhe dy nga ta mbeten në trajtim të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa pesë të tjerët dërgohen në mbajtje.