Përfituan subvencione bujqësore me dokumente false, arrestohen

Janë arrestuar tre të dyshuar nga komuna e Ferizajt, pasi dyshohet se ata gjatë viteve 2013, 2014 dhe 2015 kishin aplikuar për subvencionimin e të mbjellave me grurë në mënyrë të kundërligjshme, duke i falsifikuar certifikatat e pronës, bën të ditur Policia e Kosovës përmes raportit të sotshëm.




Në raport theksohet se ata në këtë mënyrë kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme subvencione në vlerë prej 34.000 euro, transmeton Koha.net.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.