Për përvjetorin e vdekjes sime

W. S. Merwin.



Çdo vit, pa e ditur, kaloj nëpër ditën
Kur flaka e fundit ma bën me dorë
Dhe bie qetësia
Ajo udhëtare e pandalshme
Si rrezja e një ylli të fikur

Atëherë gjatë jetës nuk do të ndihem më
Si në rrobe të huaja
I befasuar nga toka
Dhe dashuria e një gruaje
Dhe paturpësia e njerëzve
Si sot kur po shkruaj pas tri ditësh me shi
Dëgjoj trumcakun dhe shiu ndalet
Dhe unë i gjunjëzohem nuk e di se kujt

Nga gjermanishtja:
Enver ROBELLI