Pelegrinazhi me më shumë të vdekur deri më tani

Nga paniku masiv në Mekë sivjet kanë humbur jetën më shumë veta se kurrë më parë: Kanë vdekur 1'453 persona.

Foto: Shutterstock.com



Kjo nuk kishte ndodhur ndonjëherë deri më tani. Sipas një numërimi të së premtes nga agjencia Assosieted Press (AP), nga fatkeqësia e 24 shtatorit në Mina, në afërsi të qytetit të shenjtë Mekë, kanë humbur jetën 1’453 veta. Numrimi përfshinë vetëm shifrat e 19 prej 180 vendeve, nga të cilat për në Haxh sivjet kishin udhëtuar dy milion veta. Ndërkohë që shifrat zyrtare tregojnë një numër shumë më të vogël të viktimave, raporton «20 minuten». Arabia Saudite flet zyrtarisht për 769 të vdekur dhe 934 të lënduar. Shifrat që nga fatkeqësia po aktualizohen me mundim, edhe pse qindra persona janë shpallur të humbur.

Aksidenti në Mina, në fakt, ishte rasti i dytë gjatë pelegrinazhit të këtij viti. Më 11 shtator, me rastin e rrëzimit të një vinçi në xhaminë e madhe në Mekë humbën jetën 111 persona.

Sipas AP-së, 465 pelegrinë që kanë humbur jetën sivjet në Haxh vinin nga Irani, 148 nga Egjipti, 120 nga Indonezia, 93 nga Pakistani, 101 nga India, 99 nga Nigeria, 63 nga Bangladeshi, 70 nga Mali, 54 nga Senegali, 51 nga Benini, 42 nga Kameruni, 31 nga Etiopia, 30 nga Sudani, 27 nga Maroku, 25 nga Algjeria, 12 nga Gana, 11 nga Çadi, 8 nga Kenia dhe 3 nga Turqia.

Irani, citon media, e kishte kritikuar sjelljen e Arabisë Saudite ndaj fatkeqësisë. Diplomatët e saj kishin mundur t’u qasen viktimave vetëm pas disa ditësh. Ndërsa aksidenti më i rëndë deri më tani në Haxh kishte ndodhur në vitin 1990, me ç’rast humbën jetën 1’426 persona. ks