Peja sivjet nikoqir i «Darkës së Lamës»

«Dita e Falënderimit - Darka e Lamës», ceremonia tradicionale institucionale e organizuar nga Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, këtë vit, do të organizohet në qytetin e Pejës.




«Sheshi i heronjve» do të jetë nikoqir i kësaj ceremonie.

«I ftojmë të gjithë qytetarët e Pejës, që më 15 tetor 2015, në ora 12:00, të marrin pjesë në këtë ceremoni tradicionale të paraardhësve tanë dhe të falënderojmë Zotin, për bereqetin që na ka falur gjatë këtij viti», thuhet në njoftimin e Presidencës.