Partneri i vogël në koalicionin qeverisës po e sheh si të dëmshëm Asociacionin

Partia e vogël, Lëvizja për Bashkim, që është pjesë e qeverisë, e sheh si të dëmshme marrëveshjen për Asociacionin e Komunave Serbe.




Madje kryetari i saj, Avni Klinaku, thotë se do ta nënshkruante peticionin, por se nuk i përkrah veprimet e tjera të opozitës, që sipas tij, janë vetëm për përfitimin e votave.

Por thotë se e gjithë kjo është pasojë e Pakos së Ahtisaarit dhe se para se të futeshin në qeveri, e kishin diskutuar në kryesi dhe ishin përgatitur për problematika si kjo me asociacionin.

Si problematikën më të madhe Klinaku e sheh votën e dyfishtë të minoritetit serb dhe diskriminimin pozitiv ndaj tyre, që sipas tij, pamundëson edhe votën për FAK-un.

Pavarësisht kundërshtimit, kryetari i LB-së, Klinaku, hedh poshtë mundësinë që të bëhet bashkë me opozitën në veprimet kundër Asociacionit dhe Demarkacionit.