Pal Lekaj i quan armiq të Kosovës nënshkruesit e Marrëveshjeve të Brukselit

Pal Lekaj i AAK-së e quan të qëlluar hapin dhe veprimin e sotëm të opozitës në Kuvendin e Kosovës. Ai tha se opozita është e vendosur që me çdo kusht të ndalojë vazhdimin e seancës.




Lekaj akuzoi krerët e Qeverisë për krijimin AKS-së dhe për Marrëveshjen e demarkacionit dhe kërkoi që të tërheqin nënshkrimet nga këto marrëveshje, transmeton Koha.net .

Ai i quajti tradhtarë nënshkruesit e marrëveshjeve të Brukselit dhe kërkoi tërheqjen e këtyre nënshkrimeve ose dorëheqjen e Qeverisë.