Objektet afër Qendrës Zejtare rrënohen për t`i bërë vend lulishtes

Përveç dy objekteve të banimit, të gjitha të tjerat janë objekte afariste që Komuna planifikon t»i rrënojë. Disa pronarë të lokaleve pohojnë se Komuna nuk e ka ndërmend ta bëjë lulishte atë pjesë, por ta lirojë që dikush të ndërtojë banesa shumëkatëshe, shkruan sot Koha Ditore.




Komuna e Pejës ka sjellë vendim për rrënimin e lokaleve që gjenden ka më tepër se 50 vjet në hapësirën që shtrihet nga Qendra Zejtare deri te shkolla fillore «Ramiz Sadiku» dhe Mulliri i Haxhi Zekës.

Drejtori i Inspektoratit Komunal, Demë Dashi, thotë se toka ku janë të ndërtuara ato objekte afariste është pronë komunale dhe e bashkësisë së ujërave. Sipas tij, plani rregullues i qytetit aty parasheh ndërtimin e hapësirës së gjelbëruar. «Deri tash disa lokale kanë punuar me leje të Komunës e disa me leje të «Bajram Currit», pasi disa prej tyre i kanë prezantuar lejet e disa të tjera nuk kanë prezantuar asgjë.