Një pjesë e autostradës drejt Shkupit lëshohet në qarkullim këtë muaj

Nga mesi i këtij muaji pritet të futet në përdorim një pjesë e autostradës që lidh Prishtinën me Hanin e Elezit, raporton KTV.




Punimet e fundit janë duke u kryer në Prishtinë, në pjesën ku disa rrugë magjistrale pritet të kenë qasje në autostradë.

Zyrtarë të konsorciumit «Bechtel&Enka» thonë se kjo pjesë e autostradës është dashur të hapet shumë më herët, por për shkak të vonesave në transferimin e disa familjeve, janë vonuar punimet.

Punimet e vrazhda kanë arritur deri në Komunën e Ferizajt, përderisa pjesa e asfaltuar tashmë ka mbërritur tek udhëkryqi i Lipjanit.

Megjithatë, ende nuk është zgjidhur deri në fund pjesa nga Kaçaniku deri në kufi me Maqedoninë.

Sipas kompanisë ndërtuese, është duke u finalizuar dizajni me të cilin do të kursehen në maksimum shtëpitë, tokat e punueshme, lumenjtë dhe hekurudhat.