Një kompani gjermane me projekt për fabrikë tekstili në Viti

Përfaqësuesit gjermanë të kompanisë «Wegner industrie Consulting GMBH» dhe kompania «Natyra» të premten në zyrën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për hapjen e fabrikës së përpunimit të tekstilit, ku është përmendur krijimi i 500 vendeve të reja të punës, shkruan sot Koha Ditore.




Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes ka deklaruar se hapja e fabrikës në komunën e tij do të ketë një ndikim pozitiv për punësimin e punëtorëve të kësaj pjese.

«Hapja e kësaj fabrike tregon për përkushtimin e madh të institucioneve komunale për tërheqjen e investimeve nga jashtë, si dhe investimet nga diaspora që po rezultojnë me gjenerimin e vendeve të reja të punës», ka thënë Haliti.