Një i vdekur e dy të lënduar në aksidentin në Landovicë

Një i vdekur dhe dy të lënduar janë pasojat e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur sot në magjistralen Prizren – Gjakovë, në fshatin Landovicë.




Sipas fotografive të dërguara në redaksinë e koha.net shihet aksidenti i rëndë mes një kamionete dhe një veture të tipit Volkswagen.

Vesel Gashi, nga Policia e Kosovës ka konfirmuar për koha.net se nga aksidenti i ndodhur në mbrëmje një person ka humbur jetën, ndërsa nga dy të lënduarit, njëri është në gjendje të rëndë.