Nikoliq nuk flet për kapitullin 35, përgjigjen ia lë Qeverisë

Shefi i shtetit serb, Tomislav NIkoliq nuk është përgjigjur në pyetjen se gazetarëve se çfarë mendon për kapitullin 35 i cili përfshin çështjen e Kosovës në negociata e ardhshme BE-Serbi.




Për këtë, ka thënë ai, gazetarët duhet ta pyesin Qeverinë e cila udhëheq politikën e jashtme dhe të brendshme të vendit.

«Unë jam këtu vetëm të jap këshilla dhe sugjestione», ka thënë Nikoliq.

Ai pastaj, siç njofton gazeta e Beogradit «Politika», ka deklaruar sot se mendon që ka ardhur koha për konsensusin kombëtar serb lidhur me çështjen e Kosovës marrë para sysh disponimin gjithnjë e më të madh në BE për përfshirjen e saj në shumë organizata ndërkombëtare,transmeton Koha.net.

Nikoliq ka porositur se shteti ka punuar shumë që Kosova të mos bëhet anëtare e UNESCO-s.

Kryetari serb ka paralajmëruar se të premten e ardhshme sërish do të bisedojë me kryetarë shtetesh dhe me ambasadorë për t’iu thënë «se kjo gjë nuk duhet të ndodhë».