Nesër në orën 12:00 në kryeqytet testohet alarmi publik

Komuna e Prishtinës njofton qytetarët dhe institucionet vendore dhe ndërkombëtare se nesër, e shtunë, më 4 qershor 2016, në orën 12:00, do të bëjë testimin e sistemit të alarmimit publik, i cili sistem do të jetë aktivitet i rregullt i Komunës në çdo të shtunë të parë të muajit vijues, transmeton Koha.net.




Shenja e sistemit të sirenave do të jetë tingull i njëtrajtshëm sirene, në kohëzgjatje prej 30 sekondave.