Në kohërat e Sulltan Hamitit

Nazim Hikmet



Në kohërat e Sulltan Hamitit babai im nuk qe i detyruar
të kalojë dhjetë vjet në Jemen si ushtar.
Si bir pashai atij i takoi e drejta të bëjë karrierë si zyrtar i lartë.
Unë ndërrova klasën, u bëra komunist.
Qe nëntë vjet ndodhem në burg
– mbajeni mend –
në kohërat e qeta të Republikës,
dhe edhe sa do të zgjasë
ky shërbim ndaj atdheut,
ende nuk dihet.

Përktheu:
E.R.