Në Bradash të Podujevës gjenden armë e bimë narkotike

Në fshati Bradash, komuna e Podujevës, njësitet policore gjatë bastisjes në një shtëpi kanë gjetur dhe konfiskuar një revole të tipit Colt-Magnum me 6 fishekë të kalibrit 3.57 mm, si dhe 522 bimë copë narkotike të llojit kanabis, të cilat janë asgjësuar, transmeton Koha.net.




Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e sotshëm të Policisë së Kosovës.