Ndërprerje e planifikuar rryme në Istog

KEDS Sh.A. njofton se sot, më 12.10.2015 nga ora 11:00-14:00, për shkak të intervenimit urgjent, KOSTT do të bëjë shkyçjen e transformatorit energjetik në NS 110/10kV Istogu, raporton Koha.net.




Gjatë kësaj kohe pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Mojstiri, Cërrca, Lubozhda, Vrella, Dubrava, Dobrusha, Carralluka, Dubova, Orroberda, Kaliqani, Radusha, Istogu, Kovraga, Serbobrani, Llukacii I Thatë, Veriqi, Kerrnina, Padalishta, Shushica, Rakoshi, Uqe, qyteti, Dragolevci dhe Suhogërll.

Shkyçja bëhet për shkak të intervenimit urgjent të KOSTT-it në këtë nënstacion.