NATO: Shkelja e hapësirës turke nga Rusia «jo aksidentale»

NATO ka thënë se shkelja e hapësirës ajrore turke nga ana e Rusisë gjatë fundjavës «nuk duket aksidentale».




Sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg ka thënë se Rusia nuk ka dhënë «asnjë shpjegim të vërtetë» për dy shkeljet e saj, dhe i quajti ato si «të papranueshme», raporton BBC.

Rusia ka thënë se shkelja e parë në hapësirën ajrore turke ka zgjatur vetëm disa sekonda dhe kishte ndodhur për shkak të motit të dobët, transmeton Koha.net.

Dislokimi i Rusisë ishte një «shqetësim i madh», është shprehur Stoltenberg, duke i bërë thirrje Moskës që të shmang tensionet edhe më tej të shkallëzuara me NATO-n.