Mustafi kishte marrë garanci nga De Biasi se Shqipëria do kualifikohet

Mbrojtësi shqiptar i përfaqësueses gjermane, Shkodran Mustafi, ka shprehur gëzimin për kualifikimin e kombëtares kuqezi në Kampionatin Evropian për herë të parë në histori.




Ai nëpërmjet Facebookut ka uruar kombëtaren gjermane dhe atë shqiptare për kualifikimin në Euro 2016.

«Me shumë komplikime, por në fund arritëm të kualifikohemi. Urime për Shqipërinë për kualifikimin e parë. Gëzohem shumë për trajnerin De Biasi, i cili më siguroi në bisedën tonë të fundit se do të kualifikohet me Shqipërinë», ka shkruar Mustafi duke postuar një fotografi të dy kombëtareve teksa fitonin kualifikimin.