Mustafa i përgjigjet Haradinajt: Frikacakët numërojnë gabimet e mija drejtshkrimore

Ka vazhduar polemika mes Kryeministri Isa Mustafa, me kreun e AAK-së Ramush Haradinaj, transmeton koha.net.




Mustafa ka thënë se «Ata që frikësohen të numërojnë të kërcënuarit dhe të ekzekutuarit nga radhët e veprimtarëve të LDK-së, numërojnë se sa e-pa zë i kam kapërcyer:, ka thënë Mustafa në kundër reagimin ndaj liderit të AAK-së.

E gjitha nisi me një postim të kryeministri Mustafa në rrjetin social Facebook, ku ka kritikuar ashpër opozitën.

«Ata që po bëjnë me gisht e po kërcënohen, nuk kanë lënë asgjë pa premtuar e pa ofruar, për të qenë në pushtet: Gjykatën Speciale, vendet e rezervuara edhe dy mandate, gjenerozitete për pakicat, vazhdim të dialogut dhe implementim të marrëveshjeve. Sa për mua është e qartë se njerëzit e LDK –së i kanë vrarë e i kane kërcënuar, por kurrë nuk janë dorëzuar», ka shkruar kryeministri Isa Mustafa.

Haradinaj ka reaguar menjëherë pas postimit të kryeministrit Mustafa.
“Nuk e di se çka ka patur ndër mend Isa Mustafa, kur e ka shkruar statusin e tij në Facebook, për vrasjen e aktivistëve të LDK-së dhe kërcënimet ndaj Presidentit Rugova, por nëse edhe me pahirë, i ka shkuar mendja tek unë, kjo tregon burracakërinë e tij. «Ia kujtoj Isa Mustafës se kur unë kam pasur marrëveshje burrash me Presidentin Rugova, ai ka qenë si hijenë kundër tij, sikundër që është edhe sot, thellësisht kundër frymës së Ibrahim Rugovës, i cili as në atë dynja nuk do t’i kishte falur Bjeshkët e Rugovës!» «Lere Facebookun e kthjellu kryeministër, sepse edhe aty e mbyte shqipen!», thuhet në reagimin e Haradinajt.Të enjten promovohet «Emri i autonomisë» i Veton Surroit

Libri më i ri i autorit e publicistit Veton Surroi do të promovohet me datë 15 tetor, me fillim prej orës 14:00 në Soma Book Station, në Prishtinë.

Libri është një përmbledhje e eseve që përshkruajnë se si, duke filluar nga një darkë e gjatë në një restorant të Vjenës e deri te Marrëveshjet që quhen “historike”, Kosova ka mbërritur te legalizimi i Autonomisë territoriale të serbëve.

Libri me titullin «Emri i autonomisë», vjen pas librave si «Miliarderi» dhe «Këmbët e Gjarprit», dhe shpjegon përse duhet ndalur rrëshqitjen e mëtejme të Kosovës .

Është një rrëfim intelektual për ditët përcaktuese të cilat i përjeton vendi.
Veton Surroi është publicist dhe politikan i njohur shqiptar dhe themelues e udhëheqës i Partisë Reformiste ORA. Surroi në vitin 1997 themeloi gazetën e përditshme më të lexuar në Kosovë, “Koha Ditore”, dhe për disa vite punoi si kryeredaktor në këtë të përditshme.