Mustafa e Vuçiq sonte në darkë

Kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq, takohen sot në Bruksel për, siç është thënë, darkë joformale me përfaqësuesen e lartë të BE Federica Mogherini.




Takimi është thirrur javën e kaluar nga shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, e cila edhe ndërmjetëson bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, transmeton Koha.net.

Takimi i sotëm pritet të shqyrtojë përparimin e dialogut mes palëve.