Molliqaj: Thirrja e sancave është dëshirë për tension më të madh

Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj sonte në emisionin Interaktiv në KTV ka folur rreth aksioneve në Kuvendin e Kosovës.




Molliqaj tha se protestat do t’i thirrin kur të jenë të nevojshme dhe ata si Opozitë e Bashkuar nuk e kanë vlerësuar ende gjendjen për protesta dhe epilogu, sipas Molliqajt, do të jetë tërheqja e nënshkrimit nga marrëveshjet e nëse jo atëherë dorëheqja e Qeverisë së Kosovës.

Molliqaj ka thënë se situata e tanishme do të gjasë deri sa të tërhiqen nënshkrimet dhe nuk do të ndalen për të arritur tërheqjen e nënshkrimet, transmeton Koha.net.

Për thirrjen e seancave të radhës, Molliqaj thotë se është dëshirë për tensionim të situatës.

«Thirrja e seancave të Kuvendit kur situata po tensionohet, ata po dëshirojnë tensionimin më të madh të situatës», tha Molliqaj

Ai më pas ka vazhduar duke thënë se gazi nuk e ka rrezikuar jetën e askujt por nëse e ka rrezikuar, jeta e dikujt që është alivanosur në Kuvend nuk është më e rëndësishme se e protestueve që janë alivanosur në rrugë.

«Nuk e kuptoj pse jeta e zonjës Flora Brovina se jeta e protestuesve në rrugë», shtoi Molliqaj.