Merreshin me prostitucion, dënohen me gjobë

Policia e Kosovës, në raportin e saj të sotshëm bën të ditur se dje, në Rr. «Idriz Seferi» në Gjilan, janë arrestuar një mashkull dhe një femër, që të dy shqiptarë, shtetas të Kosovës.




Ata, thuhet në raport, dyshohet se merreshin me prostitucion, transmeton Koha.net.

Të dyshuarit me procedurë të përshpejtuar janë dërguar në gjykatën kompetente, ku iu është shqiptuar dënimi me gjobë.