Monday, 24. June 2019

Mendim

Dimri i madh i Kosovës

Pas themelimit të ushtrisë qytetarët e Kosovës ndoshta në aspektin psikologjik do të ndihen më mirë. Por, themelimi i ushtrisë nuk do ta përmirësojë ajrin në Prishtinë, nuk do ta bëjë Kosovën më të pasur, korrupsioni do të vazhdojë t’ia zë frymën vendit nëse nuk luftohet, plaçkitësit e arkës së shtetit do të vazhdojnë zanatin e tyre, polarizimi ekstrem politik do ta bëjë Kosovën palë të dobët në negociata me Serbinë. Pushteti nuk ka legjitimitet, opozita është e hutuar dhe një pjesë e saj luan lojëra në shërbim të pushtetit.

Zhgënjimi me BE-në – në rregull, retorika antiperëndimore – mendjelehtësi helmuese!

Europa nuk na do se «jemi shqiptarë», «jemi myslimanë». Jo, Europa nuk na do për shkak të paaftësisë së shoqërive shqiptare për të zgjedhur politikanë që nuk vjedhin dhe nuk merren me krim të organizuar. Bota perëndimore në 30 vitet e fundit ka bërë mjaft për botën shqiptare.

Drogën dhe alltinë tonë të përditshme – jepna sot!

Dallimi i madh: mbi djemtë e pushtetarëve kosovarë dhe djalin e ministrit të Financave të Zvicrës.

Dy të rinjtë shqiptarë në Novi Sad i kanë rrahur edhe politikanët plaçkitës të...

Sulmi brutal kundër dy të rinjve nga disa kriminelë serbë në Novi Sad tregon surratin e një Serbie agresive. Por, rrahja na tregon edhe diçka tjetër: pushtetet e korruptuara kosovare ua kanë bërë jetën ferr të rinjve, saqë ata duhet të shkojnë edhe në Serbi për të kërkuar punë. Çlirim Malokun dhe shokun e tij mund ta kenë rrahur nacionalistët serbë, por atje, në pritën e rrahësve, Çlirim Malokun dhe shokun e tij e dërguan politikanët plaçkitës të Kosovës, pasi e kanë vjedhur të ardhmen e shoqërisë kosovare.

«Leksione nga Tirana»: Si të shkruani për Serbinë

Mbi pjesën e dytë të konferencës së Tanjugut dhe ATSH-së për raportet shqiptaro-serbe, që u mbajt sot në Tiranë.

Përkëdhelja e Maqedonisë nga Perëndimi – ose: çka duhet të mësojë Kosova

Angela Merkel ishte në Shkup. Kancelarja gjermane u tha qytetarëve të Maqedonisë se referendumi për çështjen e emrit është shans historik. James Mattis ishte...

Berlini dhe Londra nuk mund ta ndalin ndarjen e Kosovës vetëm me apele –...

Ideja për copëtimin e Kosovës po përhapet me shpejtësi marramendëse. Dhjetëra lobistë, të paguar mirë nga regjimet në Beograd e Prishtinë, po avokojnë pandërprerë. Deri më tani kundër ndarjes së Kosovës janë deklaruar Gjermania dhe Britania e Madhe, por kjo nuk mjafton.

Një popull duke pritur që të tjerët t’ia begenisin kapitullimin

Çfarë po ndodhë tani me Kosovën është pasojë e paaftësisë së shqiptarëve kosovarë, e partive politike, shoqërisë civile, mediave, shtresës së hollë intelektuale për të zgjedhur njerëz të ndershëm në poste publike, jo bixhozçi. Viktimave e heronjve që u sakrifikuan për lirinë e pavarësinë e Kosovës sot mbi varre u jehon vetëm ky mesazh i egër: na e bëni kabull kapitullimin!

Maqedonia e Veriut në NATO është në interes të shqiptarëve

Më 30 shtator shqiptarët e Republikës së Maqedonisë duhet të votojnë në referendum për zgjidhjen e konfliktit shumëvjeçar për çështjen e emrit të Maqedonisë. Pastaj ky vend mund të anëtarësohet në NATO dhe mund të fillojë negociatat për hyrje në BE. Alternativë tjetër është të pritet që çështjen e emrit të Fyromanisë ta zgjidhin shtete si Rusia e Serbia. Por, zgjidhja nuk do të jetë në favor të shqiptarëve. Kontribut në orientimin properëndimor të Maqedonisë mund të japë edhe diaspora shqiptare – duke aplikuar deri më 23 gusht në faqen e internetit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (shih linkun në fund të këtij teksti) dhe duke votuar.

Fatmirët e Kosovës në Zvicër

Pikërisht në prag të Ditës Kombëtare të Zvicrës një anketë tregon se qytetarët me prejardhje të huaj i besojnë më shumë policisë dhe autoriteteve të tjera zvicerane se sa vendasit. Këtu hyjnë edhe shqiptarët, të cilët vlerësojnë lart të jetuarit në një shtet funksional. Një rrëfim për Fatmirin fiktiv, stërgjyshin e tij të lindur në Ferizaj më 1874, gjyshin e lindur më 1912 dhe babanë e lindur pak para Luftës së Dytë Botërore. Ose: mërgimi mund të prodhojë edhe rrëfime të mrekullueshme. Si në rastin e Fatmirit, i cili rregullon pullazet e milionerëve zviceranë në malësinë e Bernës dhe edhe vetë gati është milioner.

Artikuj të zgjedhur

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.