Thursday, 17. October 2019

Mendim

Kush flet në emër të LDK-së? Dhe cila është tani detyra primare e Albin...

Janë mbi 195 mijë votues të LDK-së dhe këta duan përgjigje si më tutje, por përgjigje duan prej partisë, kryetarit, Këshillit të Përgjithshëm - jo prej personave privatë të paautorizuar. Tash ka ardhur momenti i së vërtetës. Dhe në momentin e së vërtetës flasin ata që kanë marrë mandat nga partia dhe populli dhe jo tezet, hallat, bashkëshortet, dashnorët, poseduesit e një profili në Facebook.

Mbi ikjen nga debati dhe rastin e 6 tetorit

Dy mësime nga fushata elektorale.

Debatet si pështymore publike

Pak më shumë se tri javë kanë mbetur nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare. Debatet në televizionet e shumta të Kosovës po marrin hov – me sharje dhe vulgarizime të tjera gjuhësore. A do të dëshironit që këta njerëz t’i pranonit mysafirë në shtëpi? Nëse jo, atëherë mos i lejoni të futen në parlament, sepse aty mund të jenë edhe më të padurueshëm se një mysafir i mërzitshëm në shtëpi.

Gjumi gjerman

Pasi Washingtoni ka emëruar një përfaqësues të posaçëm për Ballkan, një deputet gjerman kërkon që edhe BE të ketë një emisar të tillë. Kjo tregon se gjermanët në dekadën e fundit kanë fjetur dhe politika e tyre ndaj Ballkanit ka qenë politikë e ledhatimit të Serbisë. Politika e shpërblimit të Serbisë dhe ngushëllimit të popujve të tjerë të Ballkanit është kontraproduktive dhe e rrezikshme.

Si (nuk) i kujtojmë viktimat, pse duhet kujtuar ato…

Ne jemi një shoqëri me kujtesë të njëtrajtshme. Kujtesa e njëtrajtshme është e thurur me gardhe krahinore. Brenda këtyre gardheve ekzistojnë dhembje krahinore, heronj krahinorë, përjetime krahinore, nderime krahinore, përmendore krahinore. Kujtesa e njëtrajtshme është pasojë e bajraktarizmit, këtij vesi patriarkal, që ka lëshuar thellë rrënjë në histori dhe vërehet edhe sot. Autorë të kujtesës së njëtrajtshme janë bajraktarët politikë, të cilët për hesape pushteti janë në gjendje të bëjnë – dhe kanë bërë – punë edhe më të liga.

Për një koalicion kundër krimit

Një koalicion parazgjedhor i LDK-së me VV-në është kërkesë e frymës së kohës. Por ky koalicion arrihet vetëm me mirëbesim, jo me barrikadim në istikame partiake. Një opsion i mundshëm: Vjosa Osmani në postin e kryeministres, Albin Kurti në postin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm. Nuk ka nevojë të ketë zëvendëskryeministra të tjerë. Kështu në krye të qeverisë do të ishin praktikisht dy figura të reja me plot energji, të cilat do të kujdeseshin që me mirëbesim të plotë të zbatonin në praktikë programin e përbashkët qeverisës. Duhet pak fantazi për të prekur horizontin. Dhe gatishmëri për kompromise.

Me zjarr në zemër: shqiptarët në Zvicër po ndërtojnë jetë të reja, por atdheun...

«Populli i cili e përjeton veten si racë sipërore edhe ndihet i rrezikuar: fuqia punonjëse është ftuar dhe njerëz po vijnë. Ata nuk po...

Mishi elektoral dhe mishi fetar

Shënime për një ditë gushti të vitit 2019.

Kafka në Prishtinë: një popull i mbyllur në kafaz

Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave. Këtë nuk e thonë politikanët e Prishtinës, e thotë Bashkimi Europian. Dhe prapë vizat mbesin në fuqi. Regjimi i vizave është jo më pak se racizëm burokratik ndaj banorëve të Kosovës. Shqiptarëve dhe pakicave. Gati dy milionë europianë me pasaporta biometrike vazhdojnë në jetojnë të mbyllur në kafaz. I vetmi popull në Europë. Madje edhe ukrainasit dhe gjeorgjianët udhëtojnë pa pengesa nga Finlanda në Spanjë.

Vjedhja dhe vrasja e përditshme e Kosovës

Nuk ka dëshmi se si janë shpenzuar 815 mijë euro për «Pastrimin e Kosovës». Prishtina humb 360 mijë euro çdo muaj nga bizneset që shfrytëzojnë pronën e saj pa asnjë kompensim. Në Prizren qeveria e mëparshme e PDK-së ka ndarë 76 mijë euro për «arkivin elektronik», i cili s'është ndërtuar kurrë, dhe 24 mijë për aplikacionin «Prizreni i mençur», i cili nuk punon. Lista e veteranëve të rrejshëm nuk duhet të verifikohet - thotë AAK. Vjedhja vazhdon. Dhe kështu do të jetë përherë nëse qytetarët nuk dalin në protesta masive.

Artikuj të zgjedhur

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.