Me shtatë marrëveshje e një Deklaratë, përfundon mbledhja e qeverive Kosovë – Shqipëri

Ka përfunduar mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.




Mbledhjen e udhëhoqën kryeministra e dy vendeve Isa Mustafa dhe Edi Rama, raporton Koha.net.

Gjatë mbledhjes u prezantuan 7 marrëveshjet e nënshkruara për bashkëpunim ndërmjet dy vendeve.

Këto marrëveshje janë: Marrëveshja njohjen e ndërsjellë të certifikatës së testimit, Marrëveshja për bashkëpunim në mes autoriteteve tatimore dhe doganore Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e hetimeve administrative, hetimeve tatimore dhe doganore, Marrëveshjen për krijimin e Qendrës së Përbashkët Trajnuese, Marrëveshja për ngritjen e kapaciteteve në realizimin e reformave në fushën e mirëqeverisjes dhe administrimit publik , Marrëveshjen për Partneritet për bashkëpunimin ndërkufitar, Marrëveshja e bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Pas prezantimit të këtyre marrëveshje kryeministri Mustafa, pasi falënderoi ministrat e dy vendeve paraqiti Deklaratën e përbashkët rreth takimeve ndërqeveritar.

Pastaj me një fjalë falënderim të pranishmëve iu drejtua kryeministri shqiptar Edi Rama.

Pas përfundimit të mbledhjes, u zhvillua ceremonia solemne e nënshkrimit të marrëveshjeve në mes dy qeverive.

Më pas dy kryeministrat, Isa Mustafa dhe Edi Rama nënshkruan Deklaratën e përbashkët.

Pastaj ata mbajtën ata mbajtën një konferencë për medie.