Mavraj ia dedikon suksesin familjeve të dëshmorëve

Mbrojtësi shqiptar, Mërgim Mavraj, i ka dedikuar kualifikimin historik të kombëtares në Euro 2016 familjeve të dëshmorëve.




Mavraj, që nuk luajti në takimet e fundit për shkak të lëndimit, nëpërmjet Facebookut ka shkruar se sot ishte një nga lumturitë më të mëdha që kanë përjetuar shqiptarët.

«Fitore për familjet e dëshmoreve dhe ata që s’janë më…Shqipëria është e shqiptarëve dhe ne po gëzojmë sot një nga lumturitë më të mëdha që jemi përjetuar ndoshta gjatë gjithë jetës tonë! Sigurisht që kjo ditë e sotme festohet me ngjyrat e flamurit kuqezi me shqiponjën dykrenore, simbole të mbrojtura me sakrificë deri në frymë të fundit nga dëshmorët e rënë. Personalisht ja dedikoj këtë arritje edhe atyre që nuk janë më mes nesh si dhe familjeve të tyre që sot meritojnë të gëzojnë edhe më tepër se ne», ka shkruar ai, transmeton koha.net.