Maqedonia: Shtet i lëkundur

Maqedonia mbetet një mollë sherri dhe fuçi baroti e Europës që e ka humbur toruan.

Foto: sevenMaps7 / Shutterstock.com



«Duhen të vdekur, që opinioni botëror të kuptojë se Ballkani ekziston ende. Me të gjitha problemet e tij», ka shkruar njohësi gjerman i Maqedonisë Klaus Schrameyer përpara rreth një viti, kur në Maqedoni pas një incidenti të armatosur ngelën disa të vrarë dhe protestat kundër një prej regjimeve më të korruptuara të Europës e arritën kulminacionin e tyre të parë. Trazirat më të reja pas amnestisë së paparë të përgjithshme për 56 politikanë dhe biznesmenë të korruptuar dhe të lidhur me partinë qeverisëse VMRO tregojnë se sa i lëkundur është stabiliteti i brendshëm politik në këtë shtet të vogël të Ballkanit, në kufinjtë jugorë të të cilit duhet të ndalohet vala e refugjatëve në drejtim të veriut. Kancelarja Merkel, që në vjeshtë, në dikutimet për itinerarin e Ballkanit sinjalizoi me të drejtë për rrezikun e tensioneve ndërmjet shteteve të Ballkanit.

Çështja maqedone qëndron për pazgjidhshmërinë e konflikteve kombëtare që nga luftërat ballkanike më 191/13. Maqedonasit, të cilët republikën e tyre me një identitet të vetin e arritën vetëm nën Jugosllavi, nga fqinjët më të mëdhenj u morën si bullgarë perëndimorë, serbë jugrë apo grekë sllavofonë dhe pjesë të vendit u pretenduan edhe nga nacionalistët shqiptarë. Shqiptarët përbëjnë së paku një të katërtën e dy milionë banorëve. Përpara rreth 15 vjetëve, luftimet e përgjakshme ndërmjet guerilasve shqiptarë dhe trupave maqedonase mundën të ndaloheshinn vetëm përmes intervenimit të Natos.

Edhe pse Komisioni i Badinterit më 1992 kishte propozuar njohjen e Maqedonisë nga UE-ja, të gjitha përpjekjet për pranimin e Maqedonisë në UE dhe Nato dështuan në saje të vetos së Greqisë. Të gjitha qeveritë greke insistonin në ndryshimin e emrit dhe të stemës. Kështu, ky vend i varfër, parimi i jetesës së të cilit, sidomos gjatë sundimit tanimë dhjetëvjeçar të kryeministrit të VMRO-së Nikolla Gruevski është bërë korrupsioni, është një shtet që nuk ka emër. «FYROM» – «Former Yugoslav Republic of Macedonia». Raporti grek me Maqedoninë sjell mjaft shpërthim. «Ballkani, këto për grekët janë gjithnjë të tjerët, të cilët mund të shikohen nga lartë», thoshte sociologu grek Michael Kalpanides.

Obstruksioni grek natyrisht i ka radikalizuar edhe nacionalistët maqedonas. Njëkohësisht, shqiptarët në vendbanimet e tyre kompakte në kufi me Kosovën nuk dëshirojnë të jenë qytetarë të klasit të dytë. Etja për pushtet e Gruevskit të shtyrë të dorëhiqet nga opozita dhe bashkësia ndërkombëtare, i cli autorizoi përgjimin ilegal të 20’000 njerëzve, përmes «amnestisë së përgjithshme» skandaloze të diktuar nga ai mund ta fusë në kaos jo vetëm vendin. Për më tepër, përmes rrezikimit të aftësisë së funksionimit të forcave të sigurisë në kufirin greko-maqedonas, nga pikmamja e përpjekjeve për të çarë përpara të mijëra emigrantëve po destabilizohet regjioni. Maqedonia po ngel sikurse denbabaden një mollë sherri dhe fuçi baroti e një Europe që e ka humbur toruan. ks

(«der standardt»)