Limaj u uron qytetarëve agjërim të lehtë

Kreu i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, ka uruar qytetarët e Kosovës të besimit islam për muajin e shenjtë të Ramazanit.




Në urim, Limaj thotë:

Qytetarë të dashur,

Ju uroj gjithë qytetarëve të Kosovës, të besimit islam, muajin e shenjtë të Ramazanit.

Mirësia, solidariteti dhe paqja të jenë përcjellëse e motivuese për një jetë më të mirë për të gjithë ne. Agjërim të lehtë!