Kureshtja e një asketi

Mik i njerëzve, shpëtimtar refugjatësh, humanist radikal. Në kujtim të Rupert Neudeckut, shpirti i të cilit mbeti më së shumti në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.




Ajo lehtësi me të cilën ecte. Si një lepur në një fushë me grurë. Si një bletë që çapitet nga kalliri në kalli. Ajo kaltërsi e pafundme në sytë e tij – një kaltërsi që sinjalizonte kureshtje të pambarim për botën dhe kërkonte të mirën te njeriu.

Ai shikim i tij që s’tretej kurrë. Ai shikim i rreptë në humnerat e kësaj bote, aty ku të tjerët refuzonin të shikonin ose shikonin kur s’kishin rrugëdalje tjetër.

Ai nuk dukej vetëm si asket, ai jetoi si asket. I veshur thjesht, me mjekër të bardhë, Rupert Neudecku të kujtonte marinarët mjekërbardhë të Hamburgut, të cilët gjatë gjithë vitit herë i rrah stuhia, herë i ngroh dielli mbi detin që ndrin si pasqyrë. Në vitet ‘60 ai hyri në Urdhrin e Jezuitëve dhe jetoi më ashpër se ç’parashihnin rregullat e asketizmit.