Kriza politike në Maqedoni: «Një vend në shpërbërje»

Në Maqedoni mijëra njerzëz janë ngritur kundër qeverisë së korruptuar. Vëzhguesit paralajmërojnë një rënie të institucioneve – dhe pasoja për kufirin jugor të UE-së.

Pamje nga protestat kundër Gruevskit në Shkup. Foto: Predrag Vasilevski



Shtypi qeveritar i quan ata huliganë, vrasës të kombit, kriminelë të dirigjuar nga jashtë. Ata dashkan ta shndërrojnë Maqedonisnë në një «protektorat ndërkombëtar», të dirigjuar dhe të financuar ata qënkëshin nga spekulanti i bursave George Soros – pra «sorosoidë».

Këta – ata – janë dhjetëra mijëra maqedonas të zemëruar, të cilët prej një jave gjithandej vendit po dalin në rrugë kundër pushtetarëve nacionalisto-autoritarë. «Protestiram!», është emri i thjeshtë i lëvizjes: «Protestoj!» Gjatë protestave disa herë ka ardhur në trazira të rënda. Demonstruesit gjuanin vezë, gurë dhe zjarr ndaj zyrave të kryetarit të shtetit Gjorgje Ivanov, ajo në kryeqytetin Shkup u shkatërrua.

Ivanovi e ka nxitur vetë zemërimien e shumë qytetarëve: Ai sapo ka falur 56 politikanë dhe zyrtarë të lartë, të cilët, ndër të tjera, hetohen për manipulimin e zgjedhjeve dhe korrupsion. Tre gjykatëse speciale po hetojnë nga shtatori i 2015-tës akuza kundër përfaqësuesve të regjimit. Veprimtaria e tyre akribike e ka sjellë qeverinë në ankth.

Amnestia ëshë pika e fundit e një marrëveshjeje të demokratizimit dhe pajtimit të ndërmjetësuar nga UE-ja më 2015, me të cilën synohet të përfundohet kriza politike që po vazhdon prej dy viteve në Maqedoni. Marrëveshja tani është duke u shkërmoqur, nga perspektiva e protestave masive vëzhguesit po flasin për një skenar Maidani në Maqedoni, ngjashëm me situatën e para rreth dy viteve në Ukrainë. Kjo mund të paraqiste një rrezik për të gjithë regjionin.

«Praktikisht nuk ka më institucione legale»

«Ne jemi një vend në shpërbërje», thotë publicisti maqedonas Sasho Ordanoski. «Praktikisht nuk ka më institucione legale, fati ynë më tutje varet nga bashkësia ndërkombëtare.» Eksperti i Ballkanit Dusan Reljic nga Fondacioni berlinez Shkencë dhe Politikë krizën politike në Maqedoni e quan një «problem sigurie për të gjithë UE-në, i cili edhe në Bruksel do të duhej të shihej si i tillë». Nëse shembet shteti, kjo me gjasë do të kishte ndikim edhe në krizën e refugjatëve dhe në kufirin momentashisht të mburosur me Greqinë dhe gjendjen në Idomeni. Duke qenë se Maqedonia po e ndalon depërtimin e refugjatëvenë drejtim të Europës qëndrore, UE-ja po i injoron abuzimet në vend.

Kriza kishte filluar pas zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të prillit 2014, kur kryeministri Nikolla Gruevski e kishte shpallur veten fitues të tyre. Burri i fortë i Maqedonisë është duke e qeverisur vendin nga 2006-ta dhe ka ngitur një regjim klientelist autoritaro-nacionalist. Duke qenë se rezultati i zgjedhjeve me sa duket u manipulua, socialdeomkratët, partia kryesore opozitare, thirri për bojkotimin e parlamentit.

Kriza politike eskaloi në shkurt të 2015-tës, kur socialdemokratët për javë të tëra publikuan fragmente nga telefonata të Guevskit dhe politikanëve të tjerë qeveritarë, të cilat i kishin siguruar nga njerëz të panjohur. Ato nxjerrin që regjimi i Gruevskit për vite me radhë po përgjonte mijëra maqedonas në mënyrë ilegale, i falsifikonte zgjedhjet, influenconte mediat dhe organizonte biznese korruptive. Afera nxiti protesta disamujore dhe e solli Maqedoninë në buzë të një lufte qytetare – Gruevski u shpreh për një përpjekje grushtshteti nga opozita.

Nga rreziku i një eskalimi, intervenoi Unioni Europian: Ai verën e vitit të kaluar e ndërmjetësoi një marrëveshje ndërmjet qeverisë dhe opozitës, e cila ndër të tjera parashihte zgjedhje të lira në kushte të ndershme.

Prandaj javën e kaluar u shpërbë edhe parlamenti dhe u caktua përfundimisht data e zgjedhjeve të patakohëshme për me 5 qershor. Mirëpo, opozita socialdemokrate do t’i bojkotojë këto zgjedhje, sepse ka elemente për një manipulim të ri: Regjistri i votuesve nuk është pastruar nga dhjetëra mijëra të vdekur, vota fiktive mund të kalkuloheshin në rezultatin e zgjedhjeve. Komisoneri i UE-së për zgjerim, Johannes Hahn, i cili vitin e kaluar e ndërmjetësoi Marrëveshjen e Përzhinos, është i mendimit që në kushtet e tanishme nuk mund të ketë zgjedhje korrekte.

Dhe për të arritur megjithatë një fund të krizës, konisoneri i UE-së Hahn e ka ftuar qeverinë dhe opozitën në një takim të ri ndërmjetësues në fundjavë. Eksperti i Ballkanit Dusan Reljic shanset e përfundimit të eskalimit i vlerëson si të vogla. «Zhvillimi i tanishëm tregon që regjimi i Gruevskit do me çdo kusht të mbahet në pushtet, sepse përfaqësuesit e tij rrezikojnë burgun.»

(«spiegelonline»)

*Autori është gjeneratë e 1967-tës, ai nga 1991 është gazetar i lirë me fokus Europën e mesme dhe jug-lindore.