Krasniqi: Ali ishte person fantastik

Boksieri i njohur shqiptar nga Juniku, Luan Krasniqi ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook për vdekjen e Muhammad Aliut.




Vdekja e kamponit të madh botëror në boks, Muhammad Ali, ka bërë që Krasniqi të jetë i mërzitur për këtë humbje. Ai këtë postim e ka bërë me fotografinë e tij bashkë me Aliun.

«Ai nuk është quajtur pa ndonjë arsyeje të madhe Muhammad Ali. Ai nuk ishte vetëm një atlet i pabesueshëm, por edhe një person fantastik. Lajmi për vdekjen e Aliut më mërzitë shumë», ka shkruar Krasniqi.