Kosovari – ish kampion botëror i kikboksit – përfshihet në një sherr në Lozanë

E.B. edhe ashtu ka qenë i njohur si «Mister K. O.» për shkak të rrahjeve të tija jashta ringut. Tani ai duhet të kalojë një kohë në burg.




29 vjeçari që jeton në kantonin e Vaudit dikur ishte një kikbokser i suksesshëm, e fillon raportimin «20 minuten», e cila është në dijeni të identitetit të tij të saktë. Atë e kanë thirrur «Mister K. O.» Fakti që ai është rrahur edhe jashta ringut po i bëhet një «lak në qafë»: Një gjykatë në Lozanë e ka dënuar atë me dy vjet heqje lirie.

Fjala është për një ngatërresë nga viti 2011 përpara një diskoteke në Lozanë. «Mister K. O.»-ja aty e kishte rrahur keq një polic. Njëherë ia kishte thyer nofullën, pastaj i kishte mësyer me grushta dhe shqelma – edhe duke qenë i shtrirë për tokë. Dëshmitarët e kishin përshkruar rastin si një dhunë të egër, transmeton media. Ndërsa viktima ka dëshmuar para gjyqit se edhe sot e kësaj dite e ka një pllakë në nofull.

Kurse B., duke folur për ballafaqimin me policin, ka thënë se ky i fundit ka kërkuar kokainë nga ai dhe pastaj e ka kërcënuar me revole. Goditja paskësh qenë thjesht vetëmbrojtje. Prokuroria këtë arsyetim e ka kualifikuar si të pabesueshëm: Polici paskësh pasur vqenë i veshur vetëm me një fanellë, çka e bën të pamundur fshehjen e një arme.

Boksieri, i cili ndërkohë ai ka themeluar një ndërmarje për transportin e parave, para trupit gjykues ka kërkuar ndjesë për veprën e tij. Gjykatësi e ka dënuar atë me dy vjet burg, nga të cilat kosovari i dënuar me kusht edhe njëherë më parë duhet të vuajnë një vit dënim. Dhe vazhdon raportimi: Prapa grilave atë e pret vëllai i vet, i cili gjindet aty prej tre vitesh për vrasjen e një burri. ks