Kosova paraqitet për herë të parë me himn

Lojtarët e Kosovës kanë vënë për herë të parë dorën në zemër përderisa është intonuar himni i Republikës së Kosovës.




Tifozë shqiptarë që kanë udhëtuar drejt Frankfurtit, ku do të zhvillohet ndeshja kundër Ishujve Faroe e kanë përcjellë këtë moment me duartrokitje, ndërsa stafi teknik dhe rezervistët ishin kapur krah për krah, transmeton Koha.net.

Kosova po e luan këtë ndeshje, e cila është historike ngaqë është e para pas pranimit në UEFA dhe FIFA.