Kosova merr mbështetje bashkëpunim në takimet me FMN-në dhe Bankën Botërore

Delegacioni i Republikës së Kosovës, i kryesuar nga ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza, po merr pjesë në takimet e rregullta vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore, të cilat po zhvillohen në Lima të Perusë.




Përveç pjesëmarrjes në sesionin plenar të FMN-së dhe Bankës Botërore, delegacioni i Kosovë ka zhvilluar takime edhe me zyrtarë të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ku janë takuar me zëvendësdrejtorin e Fondit Monetar Ndërkombëtar Min Zhu, drejtorin ekzekutiv të FMN-së që mbulon Kosovën Ibrahim Canakci, drejtorin e Departamentit Evropian të FMN-së Paul Thomsen si dhe me Christopher Toëe nga Departamenti për Çështje Fiskale në FMN.

Delegacioni i Kosovës është takuar edhe me zyrtarë të lartë të Bankës Botërore, ku kanë zhvilluar takime me drejtorin ekzekutiv që mbulon Kosovën Franciscus Godts, zëvendëspresidentin e Bankës Botërore për Evropën Qendrore dhe Rajonin e Azisë Cyril Muller, si dhe me drejtoreshën e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor Ellen Goldstein.

Gjatë këtyre takimeve është diskutuar rreth zhvillimeve ekonomike, fiskale e financiare në vend, për adresimin e sfidave të ndërlidhura me këtë fushë, asistencën teknike nga FMN-ja dhe Banka Botërore dhe çështje tjera të ngjashme. Në të gjitha takimet është vlerësuar progresi i arritur në Kosovë si dhe janë dhënë zotime për bashkëpunim dhe mbështetje të vazhdueshme për Republikën e Kosovës