Në gjethnajë, peshtaf i blertë larë me ar,
Në gjethnajën e pasigurt e të lulëzuar
Aty ku puthja fle, lule mahnitëse ka,
E gjallë dhe e dërrmuar qëndizma e çmuar.
Një faun i trembur tregon dy sytë e tij
Dhe lule të kuqe, dhëmbët e bardhë i brejnë,
Si një verë e vjetër, përgjakur dhe mavi,
Buzët e tij ndër degë, një qeshje shpërthejnë.
Kur ik me të katra, si ketër përtej
E qeshura ende në çdo gjeth i dridhet,
Dhe ngjan i frikësuar nga një gushëkuq, tej,
Puthja e artë e Pyllit që në soditje kridhet.
Përktheu: Alket Çani