KMDLNJ: Të ndalet fushata kundër rektorit Zejnullahu

KMDLNJ, nëpërmjet një reagimi, kërkon të ndalet fushata kundër rektorit të UP-së, Ramadan Zejnullahu.




«Që nga fillimi i punës si rektor i Universitetit të Prishtinës «Hasan Prishtina», i është nënshtruar një trysnie për t’ia bërë sa më të vështirë apo për t’ia pa mundësuar përpjekjet për luftimin e dukurive negative, nepotizmit, jo profesionalizmit dhe degradimit të skajshëm që seriozisht e ka rrezikuar dhe po e rrezikon këtë institucion. Përpjekjet e rektorit Zejnullahu për ngritjen e cilësisë në këtë Universitet ishte pengesë për ata që pa merita zunë vendet udhëheqëse apo që plagjiaturën e shihnin, e kishin dhe e shfrytëzonin si të vetëm mundësi për avancimin e tyre profesional dhe shkencor», thuhet në reagim.

KMDLNj e përkrahë rektorin Zejnullahu në përpjekjet për vendosjen e një rendi dhe rregulli në Universitet dhe njëkohësisht kërkon nga politika t’i mbajë duart larg Universitetit. Po ashtu kërkon që Rektori Zejnullahu të jetë këmbëngulës dhe në asnjë mënyrë të mos i nënshtrohet presioneve.