Kërcënohen mes vete në telefon, policia arreston të dy personat

Dy persona arrestohen në Prishtinë, pasi që kanë kërcënuar njëri-tjetrin nëpërmes telefonit.




Sipas policisë ngjarja ka ndodhur të martën pasdite në rrugën «Muharrem Fejza», në Prishtinë.

Me këtë rast policia ka arrestuar të dyshuarit ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.