(Teoria e ylberit)
Këndojnë shtatë
virgjëresha.
(Në qiell një hark
me shtatë shëmbëlltyra të perëndimit të diellit)
Shpirt me shtatë zëra,
shtatë virgjëreshat.
(Në ajrin e shndritshëm
shtatë zogj trupgjatë).
Shtatë virgjëreshat
vdesin.
(Përse nuk qenë nëntë?
Përse nuk qenë njëzet?)
Lumi i bart matanë,
askush s’mund t’i shohë.
Përktheu: Enver Robelli