Juventusi tregon fuqinë në Ligën e Kampionëve




Juventusi ka mposhtur Manchester Cityn në takimin e parë të Grupit D në Ligën e Kampionëve.

 

Finalisti i sezonit të kaluar, që po kalon në formë shumë të dobët në Itali ku nuk ka fituar akoma asnjë ndeshje pas tri xhirosh, ka siguruar tri pikët e para si mysafir i “Qytetarëve”.

Giorgio Chiellini realizoi i pari në takim. Mbrojtësi i Juves qëlloi gabimisht në portën e tij në minutën 57’.

13 minuta më vonë, Mario Manxhukiq barazoi gjithçka në takim, para se Alvaro Morata të kalonte “Zonjën e Vjetër” në epërsi, për rezultatin përfundimtar 2 me 1.

Në takimin tjetër të këtij grupi, Sevilla ka “shkelur” Borussia Monchengladbachun me rezultat 3 me 0.

Kevin Gameiro, Ever Banega dhe Yevheniy Konoplyanka ishin golashënuesit e Sevillës në fitoren e thellë.