Juve, të zhytur në epsh e orgjira
Që kini banjo me vaska të nxehta,
Turp t`ju vijë që merrni vesh për ndodhira
Dhe dekorime veç nga gazeta!
E dini ju, mediokër, guhakër pa bojë,
Që vetëm mbllaçiti mbi pjata pjellore,
Se këmbën përshesh ia bëri një bombë
Togerit Petrov që luftoi në llogore?
Ç`do të thoshte ai, i ardhur në vete,
Mes gjakut i shtrirë në pelerinë,
Sikur t`ju shihte në buzët me tul kotolete
Tek ëmbël i këndoni Severjaninë?
Juve, që hani me qejf e mes grave gajasi,
T`u japësh jetën, t`ju mbrosh dhe në luftë?
Këtë nuk e bëja. Më mirë në klub te shpija lëng ananasi
Për çdo shkërdhatë e çdo prostitutë!
Shqipëroi: Dritëro Agolli