Janë tri mundësi për të dalë nga situata e krijuar në Kuvend

Në bazë të Rregullores së punës së Kuvendit dhe ligjeve në fuqi, analisti i Institutit Demokratik të Kosovës, Albert Krasniqi, kishte parashikuar tri mundësi për zhbllokimin e Kuvendit.




Aty përfshihet edhe përdorimi i policisë për krijimin e kushteve për punë, opsion ky që është përjashtuar nga kryetari i Kuvendit, shkruan REL, transmeton Koha.net.

Pastaj, ndërhyrja e presidentes për garantimin e funksionimit të institucioneve, si dhe kërkimi i mocionit të votë-besimit nga ana e Qeverisë.

E, në rast se asnjë prej këtyre zgjidhjeve nuk jep rezultat, atëherë nuk ishte përjashtuar as opsioni që Kosova të ndjekë shembullin e fundit të Greqisë që të shkojë në zgjedhje të reja.