Ismaili tregon se edhe në Ukrainë ishte hedhur gaz lotsjellës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, ka kujtuar vitin 2010, kur në Parlamentin e Ukrainës ishte hedhur gaz lotsjellës e ve, kur po ratifikohej një marrëveshje me Rusinë.




«Në vitin 2010 Kuvendi ukrainas e pat ratifikue një marrëveshje të dëmshme me Rusinë, duke ua lejue vazhdimin e prezencës së bazave detare në Detin e Zi. Si rezultat, janë gjue voe edhe bombola gazi gjatë përleshjes», ka shkruar Ismaili në Facebook, përcjell koha.net. «Sot Rusia vazhdon me i ba zullum Ukrainës, sepse dikur, në një moment, ka pasë boll deputetë në Kuvend që e kanë përkrahë. Krimea hala ka probleme, Evropa as nuk po lodhet», ka shtuar më pas Ismaili.

Më tej, deputeti është kthyer te ngjarjet në vend.

«Deri tash, qeky Albin Kurti, e qekjo Vetëvendosje, ia kanë qëllue çdo parashikimi të situatës politike në Kosovë shumë vjet ma herët, duke nisë prej negociatave e deri te KEDS-i. Edhe çdo herë të njëjtit që na kanë kritikue se po jemi gjoja të dhunshëm kur po protestojmë për diçka, janë ankue kur qajo diçka është ba realitet. Boll ma. Kfillu!», ka shkruar Ismaili.

Gaz lotsjellës , para 4 vitesh, ishte hedhur edhe në sallën e ligjvënësve në Korenë Jugore. Atëherë këtë e kishte bërë po një deputet i opozitës, që dëshironte të pengonte ratifikimin e një marrëveshje me SHBA-në.

Në Kuvendin e Kosovës, seanca e 8 tetorit u ndërpre kur Albin Kurti, i ndihmuar edhe nga deputetë të tjerë të opozitës hodhi gaz lotsjellës në sallë, deri sa po në të njëjtën seancë duke përdorur filikaça s’po i linin deputetët e pozitës që të flasin.