Ish anëtarët e Nismës në Drenas kalojnë zyrtarisht në Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se i është bashkuar ish-dega në Drenas e Nismës për Kosovën, njëherësh Iniciativa për Drenasin.




«Lëvizja po fuqizohet», thuhet në njoftim.

Nismës për Kosovën, e Fatmir Limajt e Jakup Krasniqit, i ishin larguar kryesitë e degëve në Drenas, Ferizaj dhe Viti, pas marrëveshjes për koalicion parazgjedhor me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës së Ramush Haradinajt, pasi që të tria bashkë kishin prishur atë që po e quanin «blloku opozitar», e që i kishte bashkuar kundërshtimi për marrëveshjen me Serbinë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe ajo me Malin e Zi për demarkacion.