In Memoriam

Giuseppe Ungaretti.



Ai quhej
Mohammed Sheab
Pinjoll
emirësh nomadësh
Ai bëri vetëvrasje
sepse nuk kishte më
atdhe

E donte Francën
dhe e ndërroi emrin e tij

U bë Marcel
por s’ishte francez
dhe s’mund të jetonte
në tendën e të tijëve
ku dëgjon
këndimin monoton të Kuranit
duke rrufitur kafenë

Dhe nuk dinte
t’ia merrte
këngës
së braktisjes

I dhashë lamtumirën e fundit
bashkë me pronarin e hotelit
ku banonim
në Paris
Rue des Carmes numër 5
një rrugicë e shkretë që shtrihej përpjetë

Ai pushon
në varrezat e Ivry
periferi qyteti që përherë
duket si në ditën
kur mbyllet pazari

Dhe vetëm unë
me gjasë e di
se ai jetoi

Nga gjermanishtja: Enver ROBELLI