Imagjinatë në B.

Foto: Shutterstock



Mes shtyllave të njollosura nga tymi,
në shkallën e fundit
të ndërtesës pa kupolë,
ose në ballkonin pas parmakut,
një burrë që e njoh, thotë:

Qani njerëz, vendi sërish
mund të buzëqeshë, ai thotë: këndoni, njerëz,
ranë muret, ai thotë: besoni,
njerëz, më në fund, ëndërrimtarit, ai thotë:
ecni, njerëz, tani e tutje më të qetë
nëpër këtë qytet.

23 shtator 1985

Nga gjermanishtja:
Enver ROBELLI