Heroi nën barrën e vet

Foto ilustruese: Shutterstock



Luftoi luftën e kur ktheu
fjeti veshë e ngjeshë nën armë.

Dhe hangri po në atë çanak
thye anash si atbotë
kur i vinte dors era gjak.

Nën barrë grueja ia teri
djersën në ballë
me tufa leshi të thjermë
deri sa iu kalbën rraqet në shtat.

Si iu kalbën rraqet në shtat
i dolën nën sjetulla
dy fleta dragoni dhe
fluturoi në këtë shekull
te na, me u kalbë përsëri.