Gruas që vrau burrin iu shtuan edhe dy vjet burgim

Besiana Veseli do të qëndrojë larg vajzës së saj trevjeçare edhe për dy vjet më shumë. Gjykata e Apelit e ka dënuar të mërkurën me 9 vjet heqje lirie, për vrasjen e burrit të saj, Muhamet Jahaj, në vitin 2013. Ndryshe prej gjykimit në Shkallën e Dytë, Gjykata Themelore e kishte dënuar atë me 7 vjet burgim, shkruan sot Koha Ditore.




Më saktësisht, 24-vjeçarja Besiana është dënuar për veprën penale: vrasje e rëndë me 6 vjet e 6 muaj burgim, kurse për armëmbajtje pa leje me burgim në kohëzgjatje prej një viti.

Rasti kishte shkuar në rigjykim, për shkak se Prokuroria nuk ishte pajtuar me këtë vendim.

Në kohën kur kishte ndodhur vrasja, vajza e Besianës kishte qenë vetëm tetëmuajshe. Edhe ajo kur e ka kryer këtë akt i ka pasur 21 vjet. Ajo është banore e fshatit Gracë e Vogël në Komunën e Lipjanit.

Gjatë shqyrtimit gjyqësor në Shkallën e Parë, nuk e kishte pranuar fajësinë deri në gjykimin e fundit.