Gjykata shtyn seancat e rigjykimit të Mujës

Seancat gjyqësore në rastin e rigjykimit të kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë ish-bashkëpunëtorëve të tij, të caktuara për këtë javë, janë shtyrë për afat të pacaktuar.




Avokati i Mujës, Ruzhdi Berisha ka theksuar se gjatë ditës ka marrë njoftimin për shtyrjen e seancave.

«Jemi njoftuar se seancat e 7, 8 dhe 9 tetorit janë shtyrë dhe se do të na njoftojnë me kohë për mbajtjen e tyre», ka thënë Berisha, raporton korrespondenti i Kohës Ditore nga Prizreni.

Gjykata Themelore e Prizrenit në muajin shtator i pat dërguar ftesat për seancat kryesore të rigjykimit në rastin «Muja dhe të tjerët».

Gjatë ditës zyrtarët e Gjykatës Themelore në Prizren nuk kanë pas informata lidhur me shtyrjen e seancave të rigjykimit të Mujës dhe të tjerëve.