Gjithçka që duhet të dini për seksin

Një shpjegim i magazinës së gazetës gjermane «Süddeutsche Zeitung».

Ilustrimi: Eugenia Loli



Shkencëtarët holandezë kanë zbuluar se bartja e çorapeve nga gratë gjatë seksit e shton kuotën e orgazmës për 30 për qind.

Shoqata Amerikane për Gerontologji (çështje të pleqve) ka bërë një studim me 5 mijë çifte. Ato janë pyetur se cilat aktivitete të përbashkëta e shtojnë lumturinë e çifteve. Përgjigja është kjo: konsumimi i përbashkët i alkoolit.

Mbi jetën seksuale të studenteve dhe studentëve ka shumë spekulime dhe rrëfime nga bota e fantazisë. Sipas një studimi studentet dhe studentët e një dege bëjnë seks më shumë. Nuk janë ata të gjermanistikës, as të biologjisë, as të edukatës fizike, por ata që studiojnë ekonomi. Me gjasë për shkak se ka fituar kapitalizmi.

Sipas një ankete dy të tretat e njerëzve të dashuruar ndahen për shkak se partneri ose partnerja puth keq.

Si e quan shkenca interesimin erotik ndaj njerëzve të moshës së mesme? Mezofili.

83 për qind e të gjithë njerëzve masturbojnë. Pas vlerësimit të të dhënave përkatëse nëntori është muaji kur mastrubohet më së shumti, sepse njerëzit e shohin fundin e vitit dhe duan të kompensojnë dembelinë erotike.

Përse statujat antike e kanë penisin e vogël. Kështu pyeti në një blog historiania amerikane e artit Ellen Oredsson. Shumica u përgjigjen kështu: për shkaqe sociale, sepse ndryshe nga sot në botën antike penisi i madh nuk ishte joshës, por konsiderohej shenjë e budallallëkut.

Si e mbanin higjienën intime egjiptianët e vjetër? Duke e lyer penisin me jashtëqitjet e krokodilit.

Cili grup i popullsisë e mbivlerëson gjatësinë e penisit? Dentistët e pensionuar. Një anketë ka treguar se 15 për qind e gjermanëve do të dëshironin të bënin seks në një kullë vrojtimi të gjahtarëve.