Gjithçka

Giorgio Caproni.



Dogjën gjithçka.
Kishën. Shkollën.
Bashkinë.

Gjithçka.

Edhe barin.

Dhe
me varrezën, tymin
e butë të oxhakut
të furrës.

E paprekur,
zbardh vetëm rëra
dhe uji: uji që dridhet
me zërin tim dhe pasqyron
zbehtësinë e një britme
pa origjinë.

Njerëzit
ti s’i di më ku janë.

U dogj edhe taverna.
Edhe posta.
Gjithçka.
S’mbeti as edhe zija
në gri, që të priste, të vetmen
(inekzistenten) fjalë.

(Përktheu: Faslli Haliti)